fbpx

Në fund të mandatit, Ministria e Shëndetësisë blen telefona mobil

Në fund të mandatit, Ministria e Shëndetësisë blen telefona mobil

Ndonëse ka javë që Qeveria e Kosovës ka rënë dhe të gjithë ministrat janë në detyrë duke pritur të zëvendësohen nga përbërja e re e Qeverisë, Ministria e Shëndetësisë nuk ka pritur për një gjë, blerjen e disa telefonave, raporton Insajderi.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar të hënën, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Imet Rrahmani, ka blerë telefona mobil me 18 maj, 8 ditë pas rënies së Qeverisë pas votimit të mocionit të mosbesimit.

Kompania e cila ka fituar tenderin është “Blendi” dhe kontrata ka një kosto prej 1 mijë e 336 eurove, teksa vet Zyra e Prokurimit në këtë ministri kishte parashikuar një buxhet prej 2 mijë eurove për blerjen e telefonave mobil.