Në Gërmi dyshohet se ka edhe gjarpërinj helmues, që janë ndër 10 më të rrezikshmit në botë

Në Gërmi dyshohet se ka edhe gjarpërinj helmues, që janë ndër 10 më të rrezikshmit në botë

Një prej llojeve më të rrezikshme të gjarpërinjve në botë është fotografuar këto ditë në Parkun e Gërmisë, në periferi të Prishtinës.

Bëhet fjalë për Vipera Ammodytes, një specie helmuese vdekjeprurëse, e cila jeton në Evropën Juglindore, në Ballkan dhe në disa pjesë të Lindjes së Mesme.

Ky lloj gjarpri konsiderohet të jetë më i rrezikshmi nga gjarpërinjtë e Evropës, për shkak të madhësisë së tij dhe helmit të nivelit të lartë, shkruan Express.

Jusuf Islami, aktivist i shoqërisë civile, ka treguar se një gjarpër i këtij lloji është fotografuar së voni në Gërmi.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes, duke treguar për rrezikshmërinë e këtij gjarpri.

Islami, i cili ka publikuar dy fotografi të këtij gjarpri, të shkrepura në Gërmi, ka thënë se

Vipera ammodytes bën pjesë në grupin e 10 gjarpërinjve më të rrezikshëm në botë.

Ai ka kujtuar se gjarpërinjtë tërhiqen nga rrezet e diellit.