Në Gjermani bëhet detyrim mbajtja e maskës

Në Gjermani bëhet detyrim mbajtja e maskës

Pothuajse 83 milionë banorëve të Gjermanisë do t’u kërkohet mbajta e maskave në vendet publike duke filluar nga dita e sotme, sipas njoftimeve të landeve në faqet e tyre në web.

Gjermania është një shtet i decentralizuar dhe çdo land ka rregullat e veta, shkruan CNN.

Kur dhe kur duhet të mbash maskë:

-Në Berlin, kërkohet mbajtja e maskës vetëm në transportin publik.

-Të gjitha landet e tjera, mbajtja e maskës bëhet e detyrueshme në dyqane dhe transportin publik.

-Landi më i madh në Gjermani, North Rhine-Westphalia, mbatja e maskës do të bëhet e detyrueshme duke filluar nga e mërkura e 29 prillit.

Deri më tani në Gjermani janë shënuar 5,976 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 157,770 të infektuar.