Digjet një stallë e bagëtive në Drenas

Digjet një stallë e bagëtive në Drenas

Policia raporton se në fshatin Gllogoc gjatë ditës së djeshme është kallë një stallë e bagëtive, që ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin, përderisa nuk raportohet për të lënduar.

“Ankuesi, mashkull shqiptar, ka raportuar se i është përfshi nga zjarri stalla e bagëtive. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit janë djegur çatia dhe ushqimi i bagëtive me vlere te konsiderueshme. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Insajderi.com