Në Itali mund të mbahet referendum për lejimin e vetëvrasjes së asistuar

Në Itali mund të mbahet referendum për lejimin e vetëvrasjes së asistuar

Italia mund të mbajë një referendum për legalizimin e eutanazisë vitin e ardhshëm, kanë thënë aktivistët.

Një peticion për të ndryshuar ligjin që ndalon vetëvrasjen e asistuar ka mbledhur më shumë se 750,000 nënshkrime, të mjaftueshme për të mbajtur një votim publik.

Peticionet duhet të nënshkruhen nga gjysmë milioni njerëz për të detyruar një referendum italian për këtë çështje.

Në vitin 2019, gjykata kushtetuese e Italisë paraqiti një përjashtim për “pacientët e mbajtur gjallë nga trajtimi […] dhe që vuajnë nga një patologji e pakthyeshme, burim i vuajtjeve fizike dhe psikologjike që ata e konsiderojnë të patolerueshme”.

Pacientët duhet të jenë “plotësisht të aftë për të marrë vendimin”, shtuan gjykatësit.

Por njerëzit që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme që nuk bëjnë pjesë në këtë kategori nuk kanë të drejtë ligjore për vetëvrasje të asistuar.

Aktualisht, ligji italian dënon vetëvrasjen e asistuar me një dënim që varion nga 5 deri në 12 vjet burg.

Një referendum, nëse miratohet, do të lejojë “ndihmë mjekësore vdekje të pavullnetshme” për “njerëzit e sëmurë që kanë nevojë për ndihmë të jashtme për t’i dhënë fund vuajtjeve të tyre”, thonë aktivistët. /Insajderi.com