Në pikën kufitare në Jarinje sot ka më shumë serbë të mbledhur krahasuar me ditën e djeshme.
Sipas portalit në gjuhën serbe Kosovo Online, gjithnjë e më shumë serbë po i bashkohen protestave kundër reciprocitetit të targave, hap që të hënën e ndërmori Qeveria e Kosovës.
Të hënën Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës u pozicionuan në pikat kufitare Kosovë – Serbi, pasi Qeveria filloi zbatimin e dekretit për reciprocitetin e targave.
Për këtë, të martën në Beograd do të mblidhet Këshilli për Siguri Kombëtare në Serbi.
Siç raportohet tema kryesore do të jetë Kosova. /Insajderi.com