Në kamionin e tetovarit gjenden 10 emigrantë

Në kamionin e tetovarit gjenden 10 emigrantë

Tetovë, 13 gusht – Sot (enjte) rreth orës 12:15, në Sektorin për Punë të Brendshme-Tetovë, nga Administrata Doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka në denoncuar se në një kamion “Mercedes” me targa të Tetovës, pronë e një Personi Juridik nga Tetova, të cilën e ka drejtuar personi A.S. (25) nga fshati Sedllarcë e Epërme, në rimorkion e kamionit, që gjendet në zonën e terminalit doganor janë gjetur 10 meshkuj migrantë nga Iraku, Afganistani dhe Bangladeshi, të moshës prej 15 deri 49 vjeç, njofton Insajderi.

Personat së bashku me shoferin e kamionit janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin Policor Tetovë, për procedurë të mëtutjeshme.

Janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht rastin./Insajderi.com