Analisti, Faton Abdullahu, ka thënë se gjatë kohës sa Xhandarmëria Serbe ka kaluar nëpër Karaçevë ka mundur të ketë incidente në mes tyre dhe qytetarëve.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është dashur të reagojë më ashpër.
“Shqetësimi im më i madh për hyrjen e xhandarmerisë serbe në territorin e Kosovës është se po thuhet, nuk ka nevojë të shqetësohemi. Në këtë relativizim po insiston Kryeministri Hoti. Duke u munduar ta paraqes këtë si diçka jo shqetësuese për sigurinë tonë, ai dëshiron ta amortizoj kritikën ndaj tij se në këtë drejtim Qeveria nuk po bën asgjë”, ka thënë ndër tjerash Abdullahu.
Të shtunën, disa forca të armatosura kishin depërtuar në territorin e Kosovës, kjo ka shkaktuar shumë shqetësime të mëdha tek qytetarët. /Insajderi.com/
Postimi i plotë: