
Ekipi mjekësor i Shërbimit të Kardiokirurgjisë i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për herë të parë ka kryer dy operacione që më parë nuk ishin kryer në QKUK.
QKUK njofton se është realizura operimi i pacientes me probleme të lindura të zemrës, njëkohësisht i bëhet edhe bypas, i njohur si operimi (ASD+CABG ), te pacientja A.V. e lindur në vitin 1979 në Suharekë.
Ekipi mjekësor përbëhej nga mjekët Adem Grbolar, Arber Kutllovci, Shpejtim Shurdhiqi dhe Ramë Alaj, të ndihmuar nga anesteziologët Shkelzen Muriqi, Doruntina Bunjaku. Ekipi mjekësor u mbështet nga infermierët e anestezionit, instrumentaret dhe perfuzionistët e Kardiokirurgjisë.
Ndërsa në rastin tjetër, është bërë operimi urgjent i pacientit me infarkt akut masiv të zemrës, tek pacienti 50-vjeçar, pasi që nuk ishte i mundur rekanalizimi (hapja e enës së mbyllur) me metoda të kardiologjisë invazive. Pacienti që përjetoi arrest kardiak (vdekje klinike), transferohet në sallë të kardiokirurgjisë ku realizohet CABG (bypass).
Operimi u realizua në mesnatën e datës 10 mars 2018, nga ekipi operator i përbërë nga mjekët Rifat Brahimaj, Arbër Kutllovci, Shpejtim Shurdhiqi dhe Endrit Shala. Ekipi i anestezionit në përbërje nga mjeket Dafina Matoshi, Doruntina Bunjaku dhe Suzana Vllasaliu, po ashtu të mbështëtur edhe nga ekipi i perfusionistëve; Bernard Berisha, Genc Tasholli, Teuta Bajramaj, dhe instrumentiste Trina Mustafa.
Rastet e lartpërmendura dëshmojnë përparësitë dhe dobitë që ka pasur për pacientët aktivizimi i shërbimit 24- orësh nëShërbimin Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invasive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.