Katër komunat veriore me shumicë serbe në Republikën e Kosovës: Zveçani, Mitrovica Veriore, Leposaviqi dhe Zubin Potoku deri tani janë komunat me daljen më të madhe të qytetarëve në zgjedhje, njofton Insajderi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke publikuar të dhënat e daljes në zgjedhje në kohë reale.
Deri në këto momente dalje shumë më e madhe vërehet në Komunën e Zveqanit. Nga të dhënat e marra në 12 vendvotime sa janë gjithësejtë, dalja në zgjedhje është 33.22 %.
Në Leopsaviq nga të dhënat e procesuara prej të gjitha vendvotimeve dalja në zgjedhje është 26.85 %.
Edhe në Zubin Potok dhe Leposaviq vërehet trend i njëjtë.
Në këtë të fundit dalja në zgjedhje deri tani është 26,85, ndërsa në Zubin Potok është 19,59./Insajderi.com