Në katër spitale rajonale s’ka asnjë pacient të infektuar me COVID-19

Në katër spitale rajonale s’ka asnjë pacient të infektuar me COVID-19

Në Spitalin e Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës e Vushtrrisë nuk është duke u trajtuar asnjë pacient i infektuar me Coronavirus.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës njoftoi të premten se në tërë klinikat dhe spitalet tjera rajonale janë në trajtim 42 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar COVID-19 pozitivë dhe 30 post-covid.

Në oksigjenoterapi janë 12 pacientë, derisa në mjekim intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinikave COVID-19: Klinika Infektive, 4 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19 dhe Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Pejës, 2 pacientë, Spitali i Gjakovës, 6 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./Insajderi.com