Në këtë vend të Kosovës bora ka arritur deri në katër metra

Në këtë vend të Kosovës bora ka arritur deri në katër metra

Edhe pse po hyjm në muajin maj, në disa vende malore të Kosovës vazhdon prezenca e borës.

Në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit ka ende prezencë të borës madje me trashësi shumë të madhe.

Në një pjesë të këtij vendi malor trashësia e borës është rreth katër metra edhe pse ka më shumë se një muaj që ka përfunduar dimri.

Në një “gropë” ku stuhitë e kanë mbledhur borën dhe rrezet e diellit nuk arrijnë të depërtojnë gjatë gjithë ditës, megjithatë bora vazhdon të jetë prezente.

Sipas banorëve, shpeshherë ndodhë që bora tjetër të bie mbi atë të vjetrën.

Më poshtë shikoni videon:

 

 

 

RESTELICA <327.04.2018

Posted by Opoja Gora on Friday, 27 April 2018