Në kohën kur fillon protesta kundër tij presidenti Thaçi mban fjalim para pjesëtarëve të FSK-së

Në kohën kur fillon protesta kundër tij presidenti Thaçi mban fjalim para pjesëtarëve të FSK-së

Nga ora 14:00 sot protestohet kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për ndryshim të kufijve. Protesta është thirru nga Lëvizja Vetëvendosje, me moton “Një popull si nënshtrohet një njeriu”.

Por pikërisht në këtë orë presidenti ka paralajmëruar se do të mbaj një fjalim para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Kazermën Adem Jashari në Prishtinë.

Lajmin e kanë bërë të ditur zyra për komunikim me publikun në Presidencë, por pa specifikuar se çfarë fjalimi do të mbajë Thaçi.

Të nderuar gazetarë, Sot (29 shtator), në orën 14:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të ketë një adresim publik para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës.