“Në kohën sa ishte opozitë, Kurti e kishte kauzë bashkimin kombëtar por nuk ka bërë ndonjë hap në këtë drejtim”

“Në kohën sa ishte opozitë, Kurti e kishte kauzë bashkimin kombëtar por nuk ka bërë ndonjë hap në këtë drejtim”

Time Kadrijaj, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se kryeministri, Albin Kurti, në kohën sa ishte opozitë është thirrur në bashkimin kombëtar, përcjell Insajderi.com.

Por, sipas saj, që nga marrja e mandatit, Kurti nuk ka bërë ndonjë hap në këtë drejtim, duke thënë se Kosova ka zgjedhur rrugën e integrimit evropian.

“Në agjendat e tij politike Kurti kur ka qenë opozitë gjithmonë është thirru në bashkim kombëtar se duhet të ketë bashkim kombëtar. Mirëpo prej marrjes së Qeverisë nuk ka bërë ndonjë hap drejt këtij bashkimi kombëtar sepse ky është një proces që ndodh.

Unë po mendoj që edhe në atë kohë kur ka qenë opozitë dhe tash kur është në pozitë janë deklarime politike dhe jo që do të angazhohet Kurti në këtë drejtim. Është e natyrshme, por Kosova e ka zgjedhur rrugën e integrimit evropian”, ka thënë Kadriaj për EO.

Tutje, Kadrijaj thotë se mes vendeve të Bashkimit Evropian nuk ka kufij fare dhe “natyrisht se do të ndodh bashkimi”.

“Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së sepse orientimi i Kosovës është i tillë euroatlantik dhe mendoj që mes vendeve të BE-së nuk ka kufi fare dhe natyrisht që do të ndodh ai bashkim”, tha Kadriaj./Insajderi.com