Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC).
Udhëtimin e saj e kanë konfirmuar nga Presidenca.
Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me liderë të tjerë botërorë, si dhe me krerë të organizatave ndërkombëtare. Gjithashtu do të marrë pjesë poashtu edhe në panele diskutimi për çështjet e lidhura me sigurinë, duke përfshirë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat e paraqitura për kombet demokratike në mbarë botën.
Ndryshe ky forum është themeluar më 1963 që ka për qëllim promovimin e zgjidhjeve paqësore të konflikteve, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe dialogun. /Insajderi.com