Në Kroaci vetëm nëntë raste të reja të koronavirusit

Sipas informatave të Shtabit Kombëtar të Kroacisë, në këtë vend për një ditë janë regjistruar vetëm 9 raste të reja të infektuarve. Katër persona kanë vdekur.

Në Kroaci vetëm nëntë raste të reja të koronavirusit

Me 9 raste të reja, në Kroaci janë gjithsej 2.039 raste. Të testuar janë 32.817 njerëz, ndërsa për 24 orët e fundit, 1.195.

Prej dje kanë vdekur 4 persona, një në Koprivnicë i datëlinjdes 1937, një person femër në Zagreb e lindur më 1934, dhe dy gra në Split, me datëlindje 1923 dhe 1931. Të gjithë kanë qenë të sëmurë nga sëmundjet e rënda, dhe një person ka qenë i lidhur me respirator.

Të shëruar janë gjithsej 1.166 persona, prej tyre 46,2 për qind meshkuj. Të lidhur me respirator janë 21 persona.

Janë hospitalizuar 303 persona, 11 më pak se një ditë më herët.

Mosha mesatare e të sëmurëve është 51,24 vjeç./Insajderi.com.