Në Kukës vazhdon vaksinimi i mjekëve nga Kosova

Në Kukës vazhdon vaksinimi i mjekëve nga Kosova

Kryetari i Federatës së Sindikalistëve të Shëndetësisë, Blerim Syla, deklaroi se të shtunën rreth 200 punëtorë shëndetësorë të Kosovës, pritet të shtunën të vaksinohen kundër COVID-19.

“Jemi rrugës për në qytetin e Kukësit. Punëtorët shëndetësorë do të vaksinohen dhe më këtë rast do mbyllet cikli i parë i imunizimit në Shqipëri”, tha ai për REL.

Ai potencoi se vaksinat janë të sigurta, pasi ata që i kanë marrë nuk kanë pasur shqetësime.

“Ata që janë vaksinuar nuk kanë pasur asnjë ankesë, përveç në ditën e parë – reaksione normale si në marrjen e çdo lloji të vaksinës. Kurse, ankesa kolaterale nuk kanë pasur”, pohoi Syla.

Qeveria e Shqipërisë, kishte marrë vendim që stafit shëndetësorë të ju mundësohet vaksinimi në Kukës.

Kosova ende nuk ka siguruar vaksina. /Insajderi.com