Pensionet

Në Kuvend kërkohet që të moshuarit të mos lajmërohen për pensione gjatë pandemisë

Në Kuvend kërkohet që të moshuarit të mos lajmërohen për pensione gjatë pandemisë

Teuta Haxhiu, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar nga Qeveria që të evitohet lajmërimi për pensione i të moshuarave gjatë pandemisë.

Të gjithë personat që marrin pension obligohen që çdo gjashtë muaj të lajmërohen në qendrat përkatëse, njofton Insajderi.

Por, për deputeten e AAK-së, është e papranueshme që personat mbi 65 vjet “të maltretohen”, për të dalë në rrugë.

Madje, ajo tha se nëse duhet vërtetësia që ende janë gjallë, atëherë duhet t’ju shkohet nëpër shtëpi nëse është nevoja.

“T’i bëjë thirrje këtu qeverisë që t’i hjekin nga rruga pensionistët të cilët po duhen të lajmërohen brenda afatit gjashtë muaj. Janë pamje të shëmtuara, andaj ju lus që në këtë kohë pandemie mos kërkoni nga që pensionistët të lajmërohen. Pra, të bëhet e pamundur, t’iu shkohet në shtëpi nëse ka nevojë për të parë nëse janë gjallë. Por mos të maltretohen për të ardhur dhe për të treguar se janë gjallë. Kjo është diçka e shëmtuar duke parë në zyrat që ne po i shohim në komuna por në kryeqytet”, tha Haxhiu. /Insajderi.com