Në Lipjan bashkëshorti sulmon gruan, ajo refuzon tretman mjekësor dhe strehim

Në Lipjan bashkëshorti sulmon gruan, ajo refuzon tretman mjekësor dhe strehim

Një grua në Lipjan ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Sipas viktimës, bashkëshorti i saj ka probleme shëndetësore mendore.

Policia ka njoftuar se viktimës i është ofruar tretmani mjekësor dhe strehim por e njëjta e ka refuzuar.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.