“Në liri rrugës për në shpi”

“Në liri rrugës për në shpi”

Ish-kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj duket se ka marrë rrugën për tu kthyer në shtëpi, pas katër muajsh qëndrimi në Francë, në pritje të një vendimi gjyqësor.

Të paktën kështu ka thënë konsulli i Kosovës në Francë, Edon Cana i cili ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook duke shkruara “Në liri rrugës për në shpi”.

Në këtë fotografi shihet lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, konsulli Cana, dhe avokatja mbrojtëse e Haradinajt në Francë, Rachel Lindon.

Edhe zyrtarë të AAK-së kanë bërë të ditur se sot presin kthimin e Haradinajt në Kosovë.