Momcilo Vuksanoviq ka thënë se deri më tani janë mbledhur rreth 30.000 nënshkrime në iniciativën e mbështetjes së referendumit shtetëror për tërheqjen e vendimit të Malit të" />

Në Mal të Zi mblidhen 30 mijë nënshkrime për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Në Mal të Zi mblidhen 30 mijë nënshkrime për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Momcilo Vuksanoviq ka thënë se deri më tani janë mbledhur rreth 30.000 nënshkrime në iniciativën e mbështetjes së referendumit shtetëror për tërheqjen e vendimit të Malit të Zi për njohjen e shtetit të Kosovës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Serb në Malin e Zi, Momcilo Vuksanoviq, ka thënë se deri më tani janë mbledhur rreth 30.000 nënshkrime në iniciativën e mbështetjes së referendumit shtetëror për tërheqjen e vendimit të Malit të Zi për njohjen e shtetit të Kosovës, transmeton Lajmi.net”.

“Shpresojmë se së shpejti do ta arrijmë cakun që kemi caktuar”, deklaroi Vuksanoviq.

Ai u paraqit para mediave në Podgoricë ku u zhvillua një mbledhje me iniciativë të Këshillit Kombëtar Serb në Malin e Zi e ku u diskutua edhe për tema të tjera me interes të serbëve nga Mali i Zi.