Në Malishevë protestohet pasi zëvendësdrejtori sulmoi seksualisht një nxënëse

Në Malishevë protestohet pasi zëvendësdrejtori sulmoi seksualisht një nxënëse

Nxënësit e gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë kanë protestuar mëngjesin e së mërkurës, pas dyshimit se zëvendësdrejtori i kësaj shkolle ka ngacmuar seksualisht një nxënëse.

Oborri dhe hapësirat brenda gjimnazit “Hamdi Berisha” janë mbushur me pankarta kundër ngacmimeve seksuale.

Ky rast dyshohet se ka ndodhur më 16 dhjetor, por që në polici është raportuar nga babai i viktimës katër ditë më vonë.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në ambientet e shkollës.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Ngjarja sipas ankuesit kishte ndodhur në njërën prej tualeteve të kësaj shkolle kur viktima ishte brenda dhe aty kishte hyrë edhe i dyshuari dhe e kishte ngacmuar seksualisht viktimën”, ka thënë Nysret Xhurkaj, zëdhënës i PK-së për rajonin e Gjakovës.

Lidhur me ketë rast është intervistuar viktima, i dyshuari si dhe disa dëshmitarë.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjakovë më 21 dhjetor ka bërë kërkesë për paraburgim ndaj zëvendësdrejtorit.

Prokuroria kë kërkuar që të dyshuarit t’i aplikohet masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh./Insajderi.com