Në Maqedoni i mësojnë nxënësit se shqiptarët kanë origjinë nga romët, çerkezët e turqit

Në Maqedoni i mësojnë nxënësit se shqiptarët kanë origjinë nga romët, çerkezët e turqit

Në një shkrim të postuar në llogarinë e saj në Facebook, Lindita Azizi, hedh akuza të tmerrshme ndaj Ministrit të Arsimit dhe Shkencër, Arbër Ademit, shkruan Periskopi.

Ajo thotë se në librin “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë për vitin II të Gjimnazit të reformuar” ka shtatë pika të konstuara të historisë maqedonase.

Në të parën thuhet se shqiptarët ishin maqedonas të asimiluar në shqiptarë gjatë pushtetit osman. Më tej, se shqiptarët e kanë prejardhjen nga çerkezët, romët dhe turqit.

Po ashtu, në një faqe të këtij libri siç shkruan Aziti thuhet: “Shqiptarët kanë migruar në Maqedoni, duke i malltretuar fizikisht, duke i vjedhur, duke i kidnapuar dhe duke i vrarë maqedonasit vendas. Shkruan se për këtë shqiptarët i ka ndihmuar qeveria turke.”

Lexojeni të plotë shkrimin e saj:

Kur të prijnë analfabetët funksional, TURP

Arbër Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës

Me profesion jurist

Libri “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë-për vitin II të gjimnazit të reformuar” ka shtatë momente kontestuese të historisë së Maqedonisë.

Faqja 99 thotë: Shqiptarët kanë qenë maqedonas por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptar. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romë dhe turqit.

Në shumë pjesë të librit, përfshirë edhe faqen 104, thuhet se: Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në periudha të ndryshme kohore, duke nisur nga viti 1780.

Në faqen 104 ka pika të përbashkëta me “Serdarot” të Gligor Përliçev ku thuhet se: Shqiptarët kanë migruar në Maqedoni, duke i malltretuar fizikisht, duke i vjedhur, duke i kidnapuar dhe duke i vrarë maqedonasit vendas. Shkruan se për këtë shqiptarët i ka ndihmuar qeveria turke.

Në faqen 103: Shqipëria shfaqet si okupatore e Maqedonisë Perëndimore.

Në faqen 105: Kosova nuk korrespondon si shtet me të cilin kufizohet Maqedonia.

Në faqen 84 dhe 85 në pjesën e definimit të Maqedonisë antike dhe të sotme, figurativisht dhjetëra herë “lind” dhe “vdes” shteti i Maqedonisë, kjo paraqet pengesë për krijimin e një pasqyre të qartë të historisë së Maqedonisë.

Gabime bëhen edhe me prejardhjen e pakicave, ngaqë aty futen të gjithë të ardhurit, duke krijuar idenë se në Maqedoni nuk ka popull autokton

Anglezët shkulen së qeshuri me fansat e Liverpoolit: “Nëse ne i shënojmë tre, Bayerni duhet t’i shënojë gjashtë gola”

Një tifoz i flaktë i Liverpoolit beson gabimisht se ekipi i tij ka avantazh të madh në ndeshjen kthyese kundër Bayernit të Munihut, shkruan talkSPORT, përkthen Periskopi.

Në Anfield Road, të kuqtë e udhëhequr nga Jurgen Klopp arritën vetëm një barazim të lodhët 0 me 0 përballë Bayernit më të dobët në dhjetë vitet e fundit. E megjithatë, shumë tifozë të Liverpoolit kanë shpërthyer në gëzim të papritur e të befasishëm.

Prezantuesi Andy Goldstein është shkulur së qeshuri nga një tifoz i Liverpoolit me nofkën “Stiv i Kuqi” [Steve the Red] që kishte thirrur në emision për të shprehur kënaqësinë e madhe pas atij barazimi në Anfield.

“Duhet të kujtohesh, Andy, se goli si mysafir vlen dyfish.” – i tha ai fillimisht prezantuesit. “Kështu që, nëse ne shënojmë një herë, Bayernit do t’i duhen dy gola që të fitojë. Nëse ne shënojmë dy herë, ata duhet të shënojnë katër herë. Nëse ne shënojmë tri herë, ata duhet të shënojë pesë herë” shtoi ai, duke ia qitur namin e keq tifozërisë së kuqe.

Për ata që nuk e dinë, goli si mysafir nuk vlen dyfish por në rast të epilogut të njëjtë si në ndeshjen e parë [barazim apo fitore/humbje] atëherë goli si mysafir vlen më shumë.