Në Maqedoni të Veriut 225 raste të reja me Coronavirus, tetë të vdekur

Në Maqedoni të Veriut 225 raste të reja me Coronavirus, tetë të vdekur

Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 225 raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa janë shënuar edhe tetë viktima si pasojë e COVID-19, njofton Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 1841 mostra, dhe 225 kanë rezultuar pozitive.

Ndërkohë kanë humbë betejën me virusin dy pacientë nga Shkupi, tre nga Gostivari, një nga Koçani, një nga Struga e një nga Strumica.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 159 pacientë.

Në total në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 19.096 raste me Coronavirus, ndërsa 768 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 15.645 persona, ndërsa janë 2683 raste aktive./Insajderi.com