Në Maqedoni viti i ri shkollor fillon me 1 tetor

Në Maqedoni viti i ri shkollor fillon me 1 tetor

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në pyetjen e gazetarëve për fillimin e vitit të ri shkollor theksoi se do të ketë ndryshime ligjore dhe se i njëjti do të nis nga 1 tetori. “Fillimi i vitit shkollor do të jetë më 1 tetor, do të nis me përzgjedhjen e një pjese të fëmijëve që duhet të edukohen, mësimi online është koncept për të gjithë.

Këtë e them që ta dijnë qytetarët se kemi plan komplet e analiza në mënyrë që procesi mësimorë të vijojë si dhe të mbrojmë shëndetin e tyre, njofton Insajderi.

Vijojnë edhe ndryshime ligjore. Ministri I Arsimit dhe Shkencës së republikës së Maqedonisë së veriut Arbër Ademi njoftoi për më 15 shtator, por më 1 shtator nuk nis viti shkollor.

Për shka të protokolleve shëndetësore, fillimi i vitit të ri shkollor do të jetë me 1 tetor”, tha Zaev. /Insajderi.com