Në Maqedoninë e veriut kërkohet qeveri ekspertësh

Në Maqedoninë e veriut kërkohet qeveri ekspertësh

Opozita në Maqedoninë e Veriut kërkon qeveri teknike.Deputeti Antonio Milloshovski, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, fajëson kryeministrin e vendit fqinj Zoran Zaevin, disa ministra si atë të shëndetësisë Venko Filipçen. Këta politikan sipas tij duhet të dorëhiqen nga funksionet e tyre, pasi vlerëson se ata janë pjesë e problemit në shtetn e krizës dhe jo pjesëe zgjidhjes.

Mes tjerash ai kërkon krijimin e një Qeverie ekspertësh.“Në shtet kemi situatën më të rëndë që nga pavarsia , edhe për qytetarët edhe për sektorin shëndetësor edhe për sektorin ekonomik, për fat të keq edhe për euro-perspektivën.

Vlerësoj se me dorëheqjet e tyre, ne do të mund si shtet të krijojmë mundësi për të formuar Qeveri ekspertësh, e cila do të mund që më mirë të udhëheq edhe në shëndetësi, edhe në ekonomi edhe në eurointegrime” tha Milloshovski.Milloshovski tregoi se VMRO që nga muaji shkurt ka kërkuar të shpallet gjendje krize, por kujton se krerët shtetëror atëherë kanë thënë se shteti nuk ka resurse për të realizuar gjendjen e krizës.

Ndërsa thekson se kjo gjendje për dikë sjell përfitim, ndërsa për disa institucione shëndetësore sjellë kaos shtesë. /Insajderi.com