“Ne mbijetojmë nëse “vdes” rruga, lagja, fshati e qyteti”

“Ne mbijetojmë nëse “vdes” rruga, lagja, fshati e qyteti”

Pas rezultateve të dala nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ku rezultuan 79 persona me koronavirus, kanë ardhur thirrjet e sërishme që të mos dilet jashtë dhe të mbajnë distancën, shkruan Insajderi.

Drejtori për media i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se mund të mbijetohet vetëm nëse “vdes” rruga, lagja, fshati e qyteti.

Ai u ka bërë ftesë të gjithë qytetarëve që të furnizohen me ushqim për një ose dy javë dhe të qëndrojnë brenda mos të dalin pa nevojë.

Postimi i plotë i Hotit:

Ne mbijetojmë nëse “vdes” rruga, lagja, fshati e qyteti.

Furnizohuni me ushqime për një ose dy javë dhe mos dilni pa nevojë çdo ditë.

Distancim total social dhe izolim.

S’ka armë më të thjeshtë e më të fortë kundër koronavirusit.

E pafalshme mos me shfrytëzue.

#RriNshpi!/Insajderi.com