Në mbledhjen e dy qeverive, edhe ministri që ishte kundër taksës ndaj Serbisë

Në mbledhjen e dy qeverive, edhe ministri që ishte kundër taksës ndaj Serbisë

Sot qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë u takuan në Prizren, për t’i paraprirë mbledhjes së përbashkët që do ta zhvillojnë nesër në Pejë.

Prezentë në këtë mbledhje pritet të jetë edhe ministri i kritikuar ditëve të fundit në Shqipëri, Arben Ahmetaj.

Ahmetaj që është ministër i Financave, doli kundër taksës që Kosova e ka vënë ndaj Serbisë, shkruan Insajderi.

Deklarata e tij se taksa është negative erdhi dy ditë pasi ai u takua me ministrin e Zhvillimit Ekonomik në Serbi.

Regimet e shumta bënë që Ahmetaj më pas ta fshinte postimin nga facebooku.

Në një fotografi që e ka publikuar sonte ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi shihet edhe Arben Ahmetaj.

Ndryshe në fotografi Bytyqi shkroi se së shpejti nuk do të ketë taksa mes Kosovës dhe Shqipërisë. /Insajderi.com