Në mesin e mobi shopeve të përfshirë në aksionin e Doganës së Kosovës është edhe ‘Fita”, dyqan telefonash i njohur në Prishtinë dhe më gjerë.
Pos “Fita” edhe mobi shop të tjerë po bastisen nga njësitet e Doganës si të dyshuara për “kontrabandim me telefona”.
Aksioni i policisë ka qenë i fokusuar kryesisht në lagjen Ulpiana, ku ka edhe koncentrim më të madhe të këtyre lokaleve.
Sipas po të njëjtit burim, pritet të sekuestrohen edhe disa telefona dhe pajise të tjera, meqë ka dyshime se kanë hyrë në territorin e Kosovës në mënyrë të paligjshme, duke iu ikur obligimeve doganore.
Shqip.com ka siguruar edhe disa pamje nga bastisja e lokaleve.
Aty shihen veturat e Doganës së Kosovës, tek futen për kontrolle dhe bastisje eventuale të pajisjeve ilegale.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, tha se ende nuk ka informacione.
Pra, aksioni është duke vazhduar ende. /Insajderi.com