“Në mesin e tyre ndjehesh më kreativ dhe me më shumë kondicion”, Kurti takon artistët dhe sportistët

“Në mesin e tyre ndjehesh më kreativ dhe me më shumë kondicion”, Kurti takon artistët dhe sportistët

Kandidati për kryeministër, Albin Kyrti, është takuar sonte me artistë dhe sportistë.

“Në mesin e tyre ndjehesh më kreativ e me më shumë kondicion. Të dyja këto të domosdoshme për Qeverisjen tonë të mirë. Ju faleminderit të gjithëve që jeni pranë nesh”, ka shkruar Kurti, njofton Insajderi.

“Ne duam më shumë art në kulturë dhe më shumë art që bëhet kulturë. Duam edhe më shumë sport, sepse duam më shumë argëtim e shoqërim dhe më pak sëmundje e pasivitet”.

“Me ide të mira e programe gjithëpërfshirëse, përcaktime të qarta dhe vullnet të paepur, bashkë do ta ndërtojmë shtetin për të gjithë e do ta përparojmë shoqërinë e të gjithëve”.