
Në Mitrovicë të shtunën është protestuar kundër dhunës dhe ngacmimeve seksuale, njofton Insajderi.
Kërkesë kryesore e protestës ishte publikimi i emrave të përdhunuesve.
Pjesë e saj ishte edhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra.
“’Thuani emrat e përdhunuesve e ngacmuesve seksual’, ishte kërkesa e shumë protestuesve në Mitrovicë, të cilët sot marshuan në qytet duke kërkuar drejtësi për viktimat. Dhuna seksuale që përjetoi vajza e mitur në Mazhiq të Mitrovicës nuk është rasti i vetëm me të cilën po përballet shoqëria jonë. Raportimet për raste të tilla kanë vazhduar edhe sot”, ka shkruar Deliu në profilin e saj në Facebook./Insajderi.com