Në mungesë të korumit Kuvendi detyrohet të shkojë në pauzë

Në mungesë të korumit Kuvendi detyrohet të shkojë në pauzë

Vazhdimi i seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës, ka fillua gjysmë ore me vonesë.

Por edhe pas fillimit të saj nënkryetarja e kuvendit, Aida Dërguti, kërkoj dhjetë minuta pauzë pasi që mungonin shumica e deputetëve dhe nuk kishte kuorum për votimin e projektligjeve të mbetura.

Lidhur me këtë deputeti nga radhët e Nisma për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se koalicioni PDK-LDK është i papërgjegjshëm dhe nëse nuk janë në gjendje për me majtë seanca le të shkojmë në zgjedhje.

“Nëse nuk janë në gjendje me majtë seanca atëherë të shkojmë në zgjedhje dhe zgjedhim legjislaturën e re”, ka thënë Berisha./Insajderi.com