Anulohet “Beerfest” për nder të Adem Demaçit

Anulohet “Beerfest” për nder të Adem Demaçit

Festivali i birrës “Beerfest” ka bërë të ditur se ka anuluar këtë organizim në nder të figurës kombëtare Adem Demaçi.

Përmes një njoftimi organizatorët e festivalit kanë bërë të ditur se do të respektojnë ditët zie të shpallura nga presidenti i vendit.

“Nata e dytë e Beerfest Kosova nuk do të mbahet sonte, në nderim të figurës kombëtare Adem Demaçi dhe në respekt të ditë zie të shpallur nga Presidenti i Kosovës”.

Ekipi e Beerfest Kosova dhe partnerët e saj kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së Demaçit dhe qytetarëve të Kosovës për këtë humbje të madhe.