Në OKB kërkohet hetim i pavarur për vdekjen e Astrit Deharit

Në OKB kërkohet hetim i pavarur për vdekjen e Astrit Deharit

Përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin, në paraqitjen e raportit tremujor për Kosovën në Kombe të Bashkuara, ka  përmendur edhe vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

“Vdekja e Astrit Deharit, aktivist i Vetëvendosjes, ka ngritur shumë brenga dhe ka shtuar indinjatë. Për veç pyetjeve që janë ngritur, duhet të zhvillohet një hetim i pavarur”, thekson raporti, raporton Kosovapress.

Në këtë raport, flitet edhe për pritjet e dështuara për ratifikimin e demarkacionin me Malin e Zi që lidhet me liberalizimin e vizave.

Në raport theksohet se dhuna politike e muajve më të hershëm është ndalur, por pikëpamjet e ndryshme të partive politike, janë po aq të ndara dhe shoqëria vazhdon të jetë e ndarë, dhe kjo sipas raportit është fatkeqësi.

Ai përmend edhe takimin e Presidentit Hashim Thaçi me familjet e të zhdukurve, ku siç thuhet në raport, kjo çështje është duke u trajtuar në mënyrë institucionale dhe jo humanitare.

“Aprovimi i Ligjit për Trepçën në mënyrë të përshpejtuar ka dal si barrierë që ka krijuar reaksione mes serbëve të Kosovë dhe Beogradit, ku si pasojë serbët e Kosovës e kanë ndal bashkëpunimin qeveritar me institucionet e Kosovës”, thuhet në raport.

Në raport flitet për gjendjen e papunësisë, për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe rajonit.