Në orën 13:00 protestohet në shenjë solidariteti me gruan rome

Në orën 13:00 protestohet në shenjë solidariteti me gruan rome

Në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, sot duke filluar në ora 13:00 do të mbahet një protestë kundër homofobisë, në shenjë dinjiteti dhe solidariteti me gruan rome që u sulmua dje në rrugët e Lipjanit, për të cilën pati zëra se është hajdute fëmijësh.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës tha se nuk ka të bëjë asgjë me fjalët që u përhapën në rrjetet sociale dhe se për të njëjtën nuk ka pasur ndonjë denoncim dhe nuk përbënte rrezik

Protesta është thirrur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi. Ai ka thënë se shoqëria e ka obligim të mbrojë dinjitetin, prandaj ka ftuar qytetarët t’I bashkohen kësaj proteste.

JO HOMOFOBISË dhe NDJEKJES së SHTRIGAVE!Ajo që ka ngjarë sot/dje, rastësisht në rrugët e Lipjanit, jo rastësisht në…

Gepostet von Sami Kurteshi am Mittwoch, 29. Mai 2019