Në orën 19:00 Hoti jep detaje për marrëveshjen me Serbinë

Në orën 19:00 Hoti jep detaje për marrëveshjen me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në orën 19:00, sipas orës në Kosovë, do të ketë një adresim për media për të mësuar të gjitha detajet që kanë të bëjnë me marrëveshjen për zhvillimin ekonomik në mes Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet sot në Uashington, ku sipas mediave, i pranishëm do të jetë edhe presidenti Donald Tramp.

Mediat shqiptare që janë atje, thonë se ka pakënaqësi brenda delegacionit të Kosovës, lidhur me marrëveshjen, sidomos nga përfaqësuesit e AAK-së që janë pjesë e delegacionit.

Delegacioni i Kosovës do të ketë edhe një takim me sekretarin e shtetit, Majk Pompeu, rreth orës 22:00 sipas orës në Kosovë.

Përndryshe, nesër delegacioni i Kosovës do të udhëtojë për në Kosovë.