Në parlament dorëzohet peticion për hapjen e onkologjisë në Pejë

Në parlament dorëzohet peticion për hapjen e onkologjisë në Pejë

Shoqata e grave në luftë të kancerit të gjirit në rrafshin e Dukagjinit ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës peticion me 12 mijë e 649 nënshkrime ku mes tjerash kërkohet edhe hapja e degës së onkologjisë në Pejë.

Kryetarja e kësaj shoqate, Naxhije Uka -Skënderi tha se hapjes së onkologjisë në Pejë kërkojnë edhe sigurime shëndetësore, lirimi nga pagesa dhe incizimet e ndryshme.

“Kërkesat tona janë: Të hapet një degë e onkologjisë në Pejë; Të vjen së paku një herë në javë një onkolog dhe një reumatolog në degën tonë; Hormoterapia të ndahet në Pejë, për një kuti të tabletave çdo pacient duhet të presë për këtë trajtim e shumë shpesh kthehen pa to”, raporton Eo.

“Kemi pasë maltretime të panevojshme; Sigurimet shëndetësore të përfundojnë; Lirimi prej të gjitha pagesave dhe incizimeve të ndryshme që janë të nevojshme për zbulimet e hershme të kancerit”, tha ajo.