Në Parlamentin Evropian, vidhen kompjuterët e deputetëve

Në Parlamentin Evropian, vidhen kompjuterët e deputetëve

Të paktën 50 kompjuterë, tableta dhe pajisje të tjera të anëtarëve të Parlamentit Evropian janë vjedhur gjatë krizës së shkaktuar nga pandemia koronavirus, njofton Insajderi.

Sipas raportimeve që jep Politico, thuhet  se shumica e grabitjeve ndodhën në kohën kur ndërtesa e Parlamentit Evropian ishte e zbrazët, e cila u përdor nga hajdutët për të thyer dollapët e sigurisë në zyrat e deputetëve dhe për të marrë me vete gjëra me vlerë./Insajderi.com