
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se pas një periudhe kohore të mbingarkuar me pacientë me COVID-19, Klinika e Pediatrisë dhe Klinika e Gjinekologjisë, nuk kanë asnjë pacient të infektuar me Coronavirus.
Me këtë rast, ShSKUK-ja ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë masat anti-covid.
Po ashtu të vaksinohen në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre dhe të kontribuojnë në përmirësimin e situatës së përgjithshme me COVID-19.
ShSKUK-ja të shtunën po ashtu bëri të ditur se ka rënë ndjeshëm numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19 në spitale.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës
“Bazuar në raportimet e klinikave COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, vërehet rënie e ndjeshme e numrit të rasteve që po marrin trajtim spitalor”.
Sipas njoftimit, në trajtim mjekësor janë 319 pacientë, 265 nga ta me oksigjeno-terapi dhe 45 në gjendje të rënduar shëndetësore./Insajderi.com