Kryetari aktual i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është i bindur se do t’i fitojë edhe zgjedhjet e ardhshme komunale.
Madje, atë s’e frikëson as rritja e madhe e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku VV mori mbi 50 për qind.
Duke folur në emisionin Pressing, Muhaxheri tha se pejanët votojnë ndryshe në zgjedhjet lokale nga ato nacionale, prandaj favorit është përsëri ia dhe partia e tij Lidhja Demokratike e Kosovës.
‘’VV fitoi në Pejë, por në zgjedhje lokale unë jam favoriti kryesor’’, deklaroi Muhaxheri.
Prandaj, siç pohoi ai, partive tjetra krejt çfarë mund t’u thotë, është “shihemi në zgjedhje”.
Po që se Muhaxheri fiton prapë në Pejë, në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në shtator, do të ishte fitorja e tretë radhazi për të.
Herën e parë votat për kryetar i mori në vitin 2013, derisa zgjedhjet e dyta – edhe më bindshëm se të parat – i fitoi në vitin 2017, pa balotazh fare.