Në Pejë vidhën stoli ari në vlerë mbi 3 mijë euro

Në Pejë vidhën stoli ari në vlerë mbi 3 mijë euro

Stoli ari në vlerë prej 3500 euro i janë vjedhur një personi në fshatin Kotradiq të Pejës.

Viktima ka raportuar në polici se persona të pa njohur me forcë kanë hapur dritaren e shtëpisë dhe nga aty i janë vjedhur stolit në vlerë të 3500 eurove.

Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin, ndërsa deri më tani nuk raportohet se ka persona të arrestuar./Insajderi.com