Në përvjetorin e 20-të, institucionet nuk e përkujtojnë Rexhep Lucin – arkitektin që u vra në mbrojtje të Prishtinës

Në përvjetorin e 20-të, institucionet nuk e përkujtojnë Rexhep Lucin – arkitektin që u vra në mbrojtje të Prishtinës

Sot 20-vjet më parë është vrarë arkitekti dhe ish-drejtori i Departamentit të Planifikimit Hapësinor, Rindërtimit dhe Zhvillimit në Komunën e Prishtinës, Rexhep Luci, njofton Insajderi.

Mirëpo, në përvjetorin e 20-të të vdekjes së tij institucionet shtetërore deri më tani nuk e kanë përkujtuar Lucin, vetëm analisti Imer Mushkolaj, si një ndër figurat publike, e ka përkujtuar Lucin.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Mushkolaj ka shkruar për Lucin duke e kujtuar si njeriun që punoi në mbrojtjen nga degradimi urbanistik i Prishtinës dhe u vra për këtë arsye.

“Sot bëhen 20 vjet nga dita kur u vra arkitekti Rexhep Luci, drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës. Dita kur triumfoi mafia e ndërtimit, dita kur nisi me të madhe degradimi i Prishtinës, që vazhdon edhe sot. Arkitekti që punoi 30 vjet në urbanizimin e Prishtinës, u qëllua me gjashtë plumba pas shpine nga ata që donin shkatërrimin e Prishtinës. Për fat të keq ia arritën qëllimit”, ka shkruar Mushkolaj. /Insajderi.com