Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka biseduar përmes telefonit me William Walker.
Kjo bisedë erdhi në shënimin e 22 vjetorit të Masakrës së Reçakut, për të cilën kishte alarmuar botën ish-ambasadori i OSBE-së.
Këtë vit ai nuk ka udhëtuar në Kosovë për ta shënuar këtë datë, shkak i pandemisë COVID-19.
“Sot, zhvillova një bisedë telefonike me të, për t’i shprehur respektin tim, të PDK-së dhe popullit të Kosovës për ndihmën përcaktuese që ai ka dhënë për Kosovën. Reçaku është dhimbja dhe kujtesa e jonë kolektive. Lavdi martirëve! Mirënjohje ambasadorit Walker”, ka shkruar ndër tjerash Hoxhaj në Facebook. /Insajderi.com
Për herë të parë në 22 vjetorin e shënimit të masakrës së Reçakut, nuk ishte mes nesh ambasadori William Walker. Për…
Posted by Enver Hoxhaj on Friday, 15 January 2021