Në Preshevë asnjë shqiptar i prekur nga koronavirusi, s’ka ndihma nga Kosova as Shqipëria

Në Preshevë asnjë shqiptar i prekur nga koronavirusi, s’ka ndihma nga Kosova as Shqipëria

Në Preshevë nuk ka asnjë shqiptar të prekur nga koronavirusi Covid-19 deri më sot, e poashtu nuk ka as ndihma nga Qeveria e Kosovës dhe as e Shqipërisë

Kështu ka deklaruar drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë Dr. Driton Salihu në një intervistë për Gazetën Shneta dhe Insajderi. Ai ka treguar se përkundër rasteve të dyshuara, deri më tani asnjë prej tyre nuk është konfirmuar pozitiv me analiza laboratorike.

Salihu ka treguar se nga Kosova në Preshevë janë kthyer mbi 1400 persona dhe të njëjtit janë vendosur në vetkarantinim nga shteti serb. Ai ka thënë se deri më tani testet për Covid-19 janë kryer në Vranje, ndërsa nga kjo javë mostrat po dërgohen në Beograd për testim.

Salihu ka thënë se nuk kanë mungesa të materialeve mbrojtëse nga koronavirusi, ndërsa ka treguar se nuk kanë marr asnjë ndihmë as nga Qeveria e Kosovës dhe as nga ajo e Shqipërisë.

Ndiqeni intervistën e plotë:

Mjeku nga Presheva flet për gjendjen me koronavirus, tregon a ka shqiptarë të prekur

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë dr. Driton Salihu, në intervistën për Gazeta Shneta dhe Insajderi, ka folur për gjendjen me koronavirus dhe nese ka shqiptarw të infektuar. Ai thotë se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë përkundër premtimeve, nuk ju kanë ndihmuar në kohën e epidemisë.

Gepostet von Gazeta Shneta am Montag, 20. April 2020