Në fshatin Barilevë të Prishtinës, Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona të cilët ishin rrahur mes vete shkaku i një prone.
Të njëtit ishin kushërinjë mes vete, kurse gjatë përleshjes ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.
Si pasojë e lëndimeve të marra, tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Raportohet se janë arrestuar shtatë persona kushërinj në mes vete meshkuj K/Shqiptarë, të cilët pas një mosmarrëveshje rreth një prone janë rrahur në mes vete, ku njëri prej të dyshuarve ka përdorur armën e zjarrit duke shtënë në ajër, ndaj të cilit me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake i është kontrolluar shtëpia, me ç’rast i dyshuari vullnetarisht dorëzon një armë zjarri – revole modeli 70, cal.7.65, me një karikator me dy fishekë. Si pasojë e rrahjes lëndime trupore dhe tretman mjekësor kanë marrë tre të dyshuar.”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, katër të dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, kurse tre të dyshuar lirohen. /Insajderi.com