
Një marsh protestues në mbështetje të shtetit të Izraelit pritet të organizohet më 21 maj në Prishtinë, shkruan Insajderi.
Ngjarja u bë e ditur përmes një eventi në Facebook të organizuar nga Arlind Imeri, ku njoftohet se marshi pritet të mbahet në ora 14:00.
“Shteti i Izraelit ishte pranë nesh kur ne kishim nevojë për strehim gjatë luftës së Kosovës.Andaj, të solidarizohemi me popullin e Izraelit në këto ditë të vështira, është më e pakta që mund të bëjmë”, ka thënë Imeri.
Këtë javë në Prishtinë, u organizua një marsh në mbështetje të popullit palestinezë, që ngjalli shumë reagime në opinionin publik.
Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës po zgjon interesimin e gjithë botës.
Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje disa herë për t’i dhënë fund konfliktit të përshkallëzuar në mes këtyre vendeve./Insajderi.com