Në Prishtinë punëtori rrezikon seriozisht jetën e tij duke hipur në vinç

Në Prishtinë punëtori rrezikon seriozisht jetën e tij duke hipur në vinç

Punëtorët në Kosova vazhdojnë të rrezikojnë jetën e tyre gjatë orarit të punës. Një gjë e tillë vazhdon të ndodhë në sektorin e ndërtimtarisë.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur dje në Prishtinë.

Në videon më poshtë  që është publikuar shihet se si një punëtor në Prishtinë, rrezikon jetën duke hipur në vinçin i cili po transportonte materiale të ndërtimit.

Insajderi muaj më parë kishte publikuar “Ndërtimin mbi gjak”, tregohej për ndërtimin e objekteve ku shumë punëtorë kosovarë kishin humbur jetën e tyre.