Në Prizren vidhet bankomati – a arritën t’i vjedhin edhe paratë?

Në Prizren vidhet bankomati – a arritën t’i vjedhin edhe paratë?

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në Prizren me saktësisht në rrugën William Walker, ku katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur një bankomat të një banke.

Në bazë të kamerave të sigurimit është kuptuar se katër personat kanë vjedhur bankomatin dhe janë larguar së bashku me të.

Policia e Kosovës gjatë hetimit të këtij rasti ka gjetur bankomatin në skaj të rrugës, ku pas hapjes së bankomatit është vërtetuar se paratë gjendeshin të paprekura.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. “Willim Walker”, Prizren 28.03.2018-03:08. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se përmes kamerave të sigurisë është vërtetuar se katër persona të maskuar dhe të armatosur, kanë ngarkuar në një veturë bankomatin e një banke dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Gjatë punës në terren njësitë policore kanë gjetur bankomatin, të cilin të dyshuarit e kishin hedhur skaj rrugës. Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët e bankës, të cilët pas hapjes së bankomatit kanë vërtetuar se kutitë ku gjendeshin paratë janë të paprekura dhe të blombuara. Njësitë policore janë duke hetuar rastin