Në Prizren, djali e bën për spital nënën e tij

Në Prizren, djali e bën për spital nënën e tij

Mbrëmë rreth orës 20:00 është arrestuar një person në komunën e Prizrenit, shkruan Insajderi.

Sipas njoftimit policor,personi dyshohet se e ka keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nënën e tij.

Ai gjatë intervistimit e ka pranuar se posedon armë dhe pas kontrollit të shtëpisë, i janë gjetur dy armë, pistoletë CZ99 dhe 44 fishekë.

Policia njofton se ai është dërguar në mbajtje.