Në qendër të Jerusalemit serbët këndojnë “Oj Kosovë, Kosovë” [VIDEO]

Në qendër të Jerusalemit serbët këndojnë “Oj Kosovë, Kosovë” [VIDEO]

Në rrjetet sociale është publikuar xhirimi në të cilin shihet një grup i njerëzve të cilët këndojnë “Oj Kosovë, Kosovë”.

Në xhirim shihet se si këta i mbajnë kryqet dhe flamujt serb, raporton Insajderi.

Mediet beogradase pretendojnë se xhirimi është bërë në hyrje të Kishës së Ngjalljes së Krishtit, e cila ndodhet në malin Golgota brenda mureve të Qytetit të Vjetër të Jerusalemit., një prej faltoreve më të rëndësishme krishtere.

Sipas mësimit të krishterë, në Golgotë është kryqëzuar Jezu Krishti.

Krishterët ortodoks dje kanë festuar Pashkët. /Insajderi.com